MENU
klinika

Shpallet gara për drejtuesit

SPAK, votohen sot 8 prokurorët e parë

25.11.2019 - 08:57

Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë 8 prokurorët e, Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.

Po në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Tetë prokurorë që pritet të votohen të hënën

1-Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë

2-Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3-Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

4-Edvin Kondilli, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

5-Elida Celami(Kaçkini), prokurore në Prokurorinë e Tiranës

6-Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

7-Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit

8-Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda