MENU
klinika

Kreu e UEFA-s, Ceferin

“Stadiumi i ri në Tiranë, një xhevahir i vërtetë”

15.11.2019 - 18:35

Pasnesër, ekipi kombëtar do të luajë ndeshjen e parë në stadiumin e ri në Tiranë, që pritet të përurohet me emrin “Air Albania Stadium”.

Në ndeshjen përballë Francës, mes shumë figurave të njohura dhe presidentëve të federatave të ndryshme, i pranishëm do të jetë edhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

duka ceferin
duka ceferin

Presidenti u UEFA-s e ka vlerësuar maksimalisht impiantin e ri të Kombëtares, ndërsa është shprehur se stadiumi i ri është një xhevahir, ndërsa shtoi se janë krijuar mundësitë për ta parë ndeshjen në një ambient komod dhe të rehatshëm.

“Në mënyrë që futbolli të mbetet popullor dhe të tërheqë sa më shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm.

Stadiumi ‘Air Albania’ është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen e tij dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme”, deklaroi Ceferin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Armand Duka për “Arena Kombëtare”

“Rekord kërkesash për Francën, Superkupa në 2022”