MENU
klinika

E tha troç!

Stresi s’do të bashkëpunonte kurrë me këtë repere shqiptare!

10.11.2019 - 09:29

Reperi Stresi ishte një ndër të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ai mori pjesë në lojra të ndryshme që u organizuan në studio, ku na ngrohu zemrat me deklaratat e forta për partneren e tij, Keisin.

Ndër të tjera, reperit iu kërkua të qëllonte mbi foton e një artisti shqiptar, me të cilin s’do të bënte kurrë asnjë bashkëpunim dhe madje s’do të pinte as një kafe.

Pa u menduar, Stresi qëlloi mbi foton e Rina Balajt.

Kjo e fundit, prej disa ditësh është zhdukur totalisht nga rrjetet sociale dhe madje menaxheri i saj lajmëroi se reperja e kishte lënë muzikën.

Megjithatë, ende nuk kemi një reagim nga vetë Rina, e cila s’dihet si e ka pritur deklaratën e Stresit për të.