MENU
klinika

Vendimi për dy të tjerët

Sulmi në Elbasan/ Krimet e Rënda vendosin për Suel Çelën

20.11.2019 - 14:35

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur sot të pafajshëm Suel Çelën, i cili u akuza se ishte pjesë e sulmit ndaj policisë në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan.

Mësohet se Krimet e Rënda kanë dënuar me 6 vite burg Enea Bekteshin si dhe 5 vite burg Klement Xhaferrin.

kolana e librave

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.

Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video atë kohë shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit dhe lëvizje dhe tërhoqi vëmendjen duke u bërë lajmi kryesor në mediat shqiptare.