MENU
klinika

Kampioni biologjik të merret me detyrim...

Supergrabitja në Rinas/ Gjykata lë në burg 6 të akuzuarit

21.11.2019 - 13:09

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg 6 personat e arrestuar të akuzuar për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Gjykata ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e prokurorisë për Krime të Rënda.

Të arrestuar për supergrabitjen në aeroportin “Nënë Tereza” janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela, shtetasi nga Kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ndërkohë Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që të merret me detyrim kampioni biologjik për ADN-në për Oltion Veselin.

Gjatë grabitjes më 9 prill të këtij viti mbeti i vrarë dhe Admir Murataj i cilesuar si kreu i grupit kriminal.