MENU
klinika

Nga The Washington Post

Tani s’mund të jemi më optimistë për Amerikën…

30.11.2019 - 10:21

Dita e falënderimeve është festa ime e preferuar. Është një festë laike e Amerikës, dhe si një emigrant, unë mendoj se kam shumë për të qenë mirënjohës. Unë jam një optimist që ka prirjen ta shohë historinë e këtij vendi si zhdukje e vazhdueshme e të metave të tij dhe përparim.

Kohët e fundit, ka qenë e vështirë të mbaj këtë këndvështrim pozitiv. Pasuritë më të mëdha të Amerikës, republika e saj kushtetuese dhe karakteri i saj demokratik, duket se janë në rrezik.

Presidenti tha “Kundërshtarët tanë radikal demokratë nxiten nga urrejtja, paragjykimi,” në qershori kur filloi fushatën e tij për rizgjedhje. “Ata duan t’ju shkatërrojnë, dhe ata duan të shkatërrojnë vendin tonë.” Fjalë të tilla si “tradhti” dhe “grusht shteti” tani përdoren kudo në politikë.

Është e qartë tani që intensiteti i polarizimit është aq i madh sa gjithçka shikohet përmes një prizmi partizan.

A mund të mbijetojë Amerika në periudha të tilla?

Ajo ka mbijetuar në të kaluarën. Republika Amerikane është një krijim i jashtëzakonshëm, i ndërtuar për të akomoduar njerëz shumë të ndryshëm me ide dhe vlera krejtësisht të ndryshme. Ajo ka mbijetuar në betejat midis pronarëve të skllevërve dhe abuzionistëve, luftës së Vietnamit dhe Watergatit.

Historia, madje edhe historia e një vendi të fuqishëm dhe të suksesshëm siç janë Shtetet e Bashkuara, nuk është një koleksion i përrallave me funde të lumtura. Është plot luftime, fitore, humbje.

A mund të jetë ndryshe tani? Po, thotë Yoni Appelbaum në një ese provokuese në The Atlantic me titullin “Si përfundon Amerika”. Appelbaum argumenton se Shtetet e Bashkuara po kalojnë një tranzicion që mbase nuk e ka përjetuar kurrë një demokraci e pasur dhe e qëndrueshme.

Ekziston një trend tjetër shqetësues që kërcënon karakterin kushtetues të Amerikës: fuqia gjithnjë e në zgjerim e presidencës.

Nëse Kongresi nuk mund të ushtrojë mbikëqyrjen, të marrë dokumente dhe të bëjë që zyrtarët e administratës të dëshmojnë, parimi i kontrollit dhe balancës ka marrë fund. Presidenca do të jetë bërë diktaturë.

Frika pas 11 shtatorit vërtetoi se ishte porta e daljes së ekzekutivit jashtë kontrollit. Presidenti fitoi aftësinë për të poshtëruar amerikanët, për të përdorur forcën ushtarake, duke torturuar të burgosurit dhe për të ndaluar njerëzit për një kohë të pacaktuar. Presidenti tani mund të urdhërojë ekzekutimin e qytetarëve amerikanë që konsiderohen, prej tij si terroristë.

Tek Prokurori i Përgjithshëm William P. Barr, Trump ka gjetur një ndihmës jashtëzakonisht të dobishëm, i cili duket se beson, se problemi i madh në Shtetet e Bashkuara është se Presidenca është shumë e dobët.

Ai ka mundësuar një politikë të heshtjes, në të cilën zyrtarët e lartë të administratës thuajse sillen sikur Kongresi nuk ekziston.

Pra, tensione për ndryshimin e thellë demografik, reagimin e ashpër politik dhe një presidencë që refuzon të kontrollohet. Optimizmi im po zhduket.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e kandidates Warren

“Trump mund të jetë në burg në 2020”

Joschka Fischer/ Project Syndicate

Cila fuqi do e fitojë shekullin e njëzet e një?