MENU
klinika

" Do t'i drejtohemi Strasburgut"

Të vebrit me një kërkesë ‘të prerë’ qeverisë: Paguani borxhin 70 mln euro

21.11.2019 - 16:04

Shoqata kombëtare e të verbërve deklaron se do të padisë në gjykatën e Strasburgut shtetin shqiptar për mos indeksimin e pagës së aftësisë së kufizuar për një periudhë 5-vjeçare 2005-2010, detyrim ky i përcaktuar qartësisht në ligjin për aftësinë e kufizuar.

Profesor Sinan Tafaji në cilësinë përfaqësuesit ligjor të shoqatë kombëtare të personave të verbër thotë se janë akumuluar 70 milion euro borxhe që qeveria duhet ti kthejë mbrapsht personave të verbër.

Deklaratat Tafaji i bëri gjatë diskutimit të projekt buxhetit 2020 për çështjet sociale në komisionin parlamentar të linjës. Veç të tjerash avokati i njohur i të drejtave të aftësisë së kufizuar deklaron se janë fituar një numër i madh gjyqesh me qeverisjen vendore që kanë mbetur të pazbatuara.

Në komision mungonin drejtuesit e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe përfaqësimi është bërë në nivel drejtorësh që pranuan ekzistencën e borxhit ndaj të verbërve.

Përfaqësues të aftësisë së kufizuar ngritën edhe problemin e ndërprerjes totale të financimit nga qeveria për të vetmen qendër të specializuar për personat me aftësi të kufizuar që ndodhet në Vaqar një investim i përbashkët për të cilin qeveria ka investuar miliona dollarë.

Komisioni është njohur edhe me kërkesat dhe ankesat e grupeve të tjera të aftësisë së kufizuar, sindikatave, si dhe disa organizatave të shoqërisë civile.