MENU
klinika

Pa dëme

Tërmet në Sarandë, ja sa ishte magnituda

21.11.2019 - 08:20

Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vend.

Sipas IGJEUM goditja  ka pasur epiqender ne Aliko, 6 km ne Juglindje të Sarandës dhe me një magnitudë 3.2.

Lëkundja është ndjerë edhe në Delvinë, Finiq dhe Konispol.

Ajo është regjistruar në orën 04:07.

Deri tani nuk raportohet për dëme. Pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 3.6 ballë lëkundi Tiranën.

Në muaj e fundit vendi është lëkundur nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 7.5 ballë ishte në datë 21 shtator me epiqendër në Durrës, që u ndje në disa qytete duke shkaktuar panik te qytetarët, por edhe dëme materiale