MENU
klinika

“Dhimbja na bën të ndjehemi njësoj”

Tërmeti/ Alketa Vejsiu e tronditur, bën thirrje për reflektim

26.11.2019 - 12:51

Tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme ka bërë që shumë njerëz të reflektojnë dhe të shprehen mirënjohës që kanë shpëtuar.

Ka qenë moderatorja e njohur Alketa Vejsiu e cila është shprehur e tronditur dhe e pikëlluar për këtë tragjedi që ka ndodhur në vendin tonë. Alketa shkruan se përpara jetës nuk vlen as paraja, as pushteti e as fama. Moderatorja e njohur bën gjithashtu thirrje për reflektim dhe se duhet të jemi më shumë mirënjohës e të tregohemi tolerantë e të mirkuptueshëm.

“Zoti te na mbroje te gjitheve! Perpara Perendise dhe Vdekjes njesoj jemi te gjjthe! Perseri nje Reflektim i thelle pas kesaj nate te erret!
Cfare eshte suksesi, paraja, fama apo pushteti perpara mundesise per te jetuar? Asgje! Sot, pikerisht sepse dhimbja na ben te ndihemi njesoj; ambicja, egoizmi, xhelozia, intriga, urrejtja duken motive kaq te dobeta e qesharake per te trazuar shpirtin, sepse trazimi i dhimbjes se jeteve nen rrenoja ta ndryshon optiken e te parit te jetes! Fatin e keq mund ta kishim Une, Ti, Njeri Nga Ne… Dhimbja ime dhe e shqiptareve sot ka ngjyren e ketij flamuri!

Lutemi qe mos te shkundemi më! E kemi marre mesazhin e Zotit dhe do behemi me te mire! Do behemi me te mire sepse jo shume i ndryshem nga termeti eshte apokalipsi qe shkaktojne vete njerezit! Te rrezatojme me shume mirnjohje, mirkuptim, tolerance, solidaritet, ndjeshmeri njerezore! Sot qe ndihemi te gjithe NJESOJ!”, shkruan Alketa Vejsiu.