MENU
klinika

"Kemi ngritur 3 qëndra emergjente..."

Tërmeti shemb 20 shtëpi në Kavajë, 12 persona të lënduar

28.11.2019 - 12:06

Tërmeti ka prekur edhe Kavajën, ku si pasojë janë plagosur 12 persona jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali në një lidhje telefonike për Ora News tha se në total janë 20 banesa që janë shembur, ndërsa 6 pallate janë dëmtuar.

“Dëme materiale kemi goxha, janë 6 pallate të dëmtuar dhe 20 shtëpi private të shembura. Një pjesë nga pallatet janë dëmtuar edhe nga tërmeti i parë”– tha Krali.

kolana e librave

Ai tha se janë marrë masa edhe për akomodimin e të prekurve nga tërmeti.

“Kemi ngritur 3 qendra emergjente, kemi akomoduar edhe në hotel. Disa familjarë janë larguar tek të afërmit e tyre”- tha ai.

Në Kavajë shkoi edhe kryeministri Edi Rama, për të parë situatën atje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thirrje për dërgimin e specilistëve

Janë dëmtuar 56 pallate dhe 255 banesa private

Banorët apel për ndihmë

Krujë, 10 familje në qiell të hapur

Dëmtohet tubacioni i ujësjellësit

Tërmeti lë Laçin dy ditë pa ujë