MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Teuta dominon, Goga Basket nuk i ndahet

23.11.2019 - 22:14

Teuta vijon dominimin në basketbollin shqiptar për meshkuj. Durrsakët fituan 96-86 ndj Tiranës, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Gjithsesi, durrsakët kishin një epërsi të lehtë dhe e merituan fitoren.

Fitore të rëndësishme arriti jashtë fushe Partizani, që triumfoi 85-71 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Perioda e parë vendosi fatet e takimit, me të kuqtë që u shkëputën thellë dhe e administruan avantazhin deri në fund.

Fiton edhe ekipi kampion i Goga Basket, që në fushën e tij trumfoi 105-60 ndaj debutuesve të Barleti Eagles, me këtë të fundit që nuk mundi të rivalizonte aspak.

BASKETBOLL – SUPERLIGA MESHKUJ, JAVA E 7-TË

Goga Basket – Barleti Eagles 105-60

Teuta – Tirana 96-86

Vllaznia – Partizani 71-85

Renditja: Teuta 13 pikë, Goga Basket 12 pikë, Partizani 11 pikë, Vllaznia 11 pikë, Tirana 9 pikë, Barleti Eagles 7 pikë.