MENU
klinika

Nëse të ndodh diçka e tillë me celularin...

Ti rrezikon të prekesh nga sëmundja e kohës moderne

11.11.2019 - 22:12

Nomofobia është frika iracionale e të qenit pa telefonin celular ose frika kur nuk je në gjendje ta përdorësh telefonin për ndonjë arsye, si mungesa e valëve, mbarimi i minutave ose fuqia e baterisë. Dhe duket se gjithnjë e më shumë njerëz në botë po bien në kthetrat e kësaj sëmundjeje relativisht të re.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Profesori Adem Aydın nga Universiteti Necmettin Erbakan, tha që njerëzit kontrollojnë telefonat e tyre celularë të paktën një herë në çdo 15 minuta dhe kontrollojnë gjithashtu nëse e kanë telefonin me vete 150 herë gjatë ditës.

Rreth 10% e popullsisë së botës është e varur nga teknologjia. Varësia teknologjike është rreth 9.7% në Turqi, që është afër mesatares botërore. Kjo do të thotë se një në çdo 10 njerëz në Turqi janë të varur nga teknologjia. Studimi që kemi kryer midis studentëve tanë tregoi që studentët e varur ndaj teknologjisë janë më pak të suksesshëm se ata që nuk janë”,- tha profesori Aydın.

Aydın paralajmëroi më tej se nomofobia është vënë re gjerësisht në mesin e fëmijëve dhe i nxit prindërit të jenë të vetëdijshëm për rrezikun. “Fëmijët flenë me telefon. Kjo do të shndërrohet në një varësi serioze në moshën e tyre madhore. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos lejojnë fëmijët të flenë me telefonin e tyre”,- shtoi ai.

Aydın gjithashtu theksoi se drita blu që vjen nga ekranet nxit hormonet e melatoninës, të cilat na ndihmojnë të flemë dhe shqetëson rutinën tonë të gjumit. “Kur një person është i ekspozuar ndaj dritës blu më shumë sesa duhet, kjo rrëmon orën tonë biologjike. Ngjarja e tepërt ndaj kësaj drite blu shkakton lodhje dhe ju bën të humbni përqendrimin gjatë ditës, gjë që ndikon keq në suksesin e nxënësve në shkollë”,- Aydın tha.