MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 11

Tiranës i ikën fitorja, Laçi përmbys me “poker”

02.11.2019 - 19:04

Dy ndeshjet e para të javës 11 të Kategorisë Superiore kanë dhuruar spektakël. Tirana ka barazuar 1-1 në Durrës ndaj Teutës, ndërsa Laçi ka përmbysur 4-1 në Korçë ndaj Skënderbeut.

Tirana ka shënuar në 19’ me anë të Ngoo dhe ky gol është dukur vendimtar. Miqtë nga Tirana kanë vuajtur pas minutës 76’, kur Hoxhallari ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë të tijtë me 10 vetë.

Në fund u dhanë 4 minuta shtesë. Pikërisht në minutën e dytë shtesë vendasit barazojnë me anë të Rustem Hoxhës. Një pikë që në kto kushte vlen më shumë për durrsakët.

TEUTA-TIRANA 1-1

R.Hoxha 92’ / Ngo 18’

Teuta: Frashëri, Beqja (80′ L. Vila), Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Vecaj (46′ Gashi), E. Vila, Khalid (62′ Nikaç). Trajner: Bledi Shkëmbi.

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Kobina (74′ Karabeci), Halili (65′ Dunga), Torasa, Ngo (80′ Muça). Trajner: Julian Ahmataj

Kartonë të verdhë: Avdyli, Beqja, Çyrbja / Torasa, Hoxhallari

Karton i kuq: Hoxhallari 76′, Torasa 94′

Ndërsa Laci ka bërë një hap të madh në renditje dhe nga rreziku, tashmë mund të pretendojë për një vend në Europë. Bardhezinjtë kanë pësuar gol në 6’, por nuk janë dorëzuar.

Kurbinasit kanë përmbysur gjithcka. Fillimisht Lushkja në 25’ dhe më pas Nuabueze në pjesën e dytë në 48’, kanë përmbysur shifrat. Por nuk ka mbaruar këtu.

Xhixha në minutën e 64’ i jep goditjen fatale Skënderbeut, që tashmë duhet të vuajë në zonën e “play-off”-it për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

Nuabueze nuk është ndalur, duke shënuar edhe golin e katërt në 84’. Me këtë gol, ai ngjitet në kuotën e 11 golave në Superiore, me mesataren nga një gol për ndeshje.

SKËNDERBEU – LAÇI 1-4

6′ Gripshi / 25′ Lushkja, 48′, 84’ Nuabueze, 64’ Xhixha

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja (20’Turtulli, 46’Krasniqi), Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Otto John. Trajner: Ilir Daja.

Laçi: Stajila, Fagaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartari, Devis Koreshi, Kreshnik Cjapi

Kartonë të verdhë: Domgjoni, Shehu

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN