MENU
klinika

Në ndihmë të Shqipërisë

Tragjedia e tërmeteve/ Zaev nis ekipet e shpëtimit

26.11.2019 - 12:42

Ekipe të shpëtimit dhe kompani nga rajoni i Strugës-Ohrit tashmë janë dërguar të ndihmojnë në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm, ndërsa ekipe të mjekëve do të marrin instruksione si të veprojnë, informoi kryeministri Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së sotme në tribunën me punonjësit e shëndetësisë në Shkup.

“Vendi ynë që herët në mëngjes i ka sjellë të gjitha vendimet të asistojnë në Shqipërinë mike për shkak tragjedisë që ndodhi. Për fat të keq tashmë janë konstatuar shtatë viktima”, tha kryeministri.

Ai shtoi se një numër i madh kompanish nga rajoni Strugës-Ohrit dhe Kërçovës do të dërgojnë makineri ndërtimore për pastrim.