MENU
klinika

"Zemra ime është e ngarkuar, nuk mund..."

Tragjedia në vend/ Besa merr vendimin ‘drastik’

29.11.2019 - 18:15

Pas ngjarjes tragjike të 26 nëntorit të gjithë janë prekur aq më tepër pas bilancit tragjik me 50 të vdekur.

Në shenjë zie, këngëtarë të njohur në vend kanë anuluar koncertet e tyre, të cilët i kishin planifikuar që muaj më parë.

Së fundmi edhe Besa Kokëdhima ka treguar se për këtë arsye ka vendosur të heqë dorë nga konkurrimi në “Kënga Magjike”.

 

View this post on Instagram

 

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 – 7 at Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am not able to sing when so much has happened to my countrymen; so I have to officially withdraw my entry “History” from Magic Song 2019! I am convinced that the Magic Song will do an incredible job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on


“Të dashur miq me keqardhje ju njoftoj se në këtë kohë tragjedie, pikëllimi dhe paniku e kam të pamundur të performoj datë 5-7 dhjetor në ‘Kënga Magjike 2019’. Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë, ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga ‘Kënga Magjike 2019’! Jam e bindur që ‘Kënga Magjike’ do bëjë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre dhe respektuar humbjet e pashlyeshme të tyre”, ka shkruar Besa.