MENU
klinika

Tashmë 15 viktima

Tragjike! Një foshnje e pajetë në Thumanë

26.11.2019 - 12:15

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar në Thumanë, ku viktimë e lëkundjeve të tërmetit mbeti edhe një foshnje.

Në pamjet e siguruara, shihet teksa një burrë mban në duar foshnjen e pajetë, ndërsa pas tij me barrelë transportohet trupi i një tjetër të pajeti të nxjerrë nga rrënojat.

Pra, me këtë zhvillim të fundit, numri i viktimave shkon në 15.

Tërmeti i fuqishëm shkundi Shqipërinë, ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta.

Raportohet se ka ende qindra persona të zhdukur, dhe shumë ende nën rrënoja.