MENU
klinika

Duka-Ademi-Sejdini

Tre presidentët: Shtëpi për të pastrehët nga tërmeti!

27.11.2019 - 17:18

Tre presidentë bëhen bashkë për të prekurit nga tërmeti. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe ai i Maqedonisë, Muhamed Sejdini, ishin sot të pranishëm në Durrës.

Së bashku me kreun e FSHF-së, Armand Duka, iu gjendën pranë qytetarëve, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, pas tërmetit tragjik, që mori më shumë rreth 30 jetë njerëzish.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije se së bashku me homologët Sejdini dhe Ademi, do marrin përsipër rindërtimin e 3 shtëpive të rrënuara.

“Sot në Durrës prita dhe takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini.

Ata shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gatishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara.

Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!” – shkruan Armand Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”