MENU
klinika

NBA

Triumfojnë kalifornianët, Bucks udhëheqin në Lindje

28.11.2019 - 09:45

Një ditë e ngjeshur me ndeshje në NBA, ku janë luajtur 14 sfida në dy konferencat. Skuadrat kaliforniane nuk njohin ndalesa. Los Angeles Lakers ka fituar 114-110 në transfertë ndaj New Orleans Pelicans.

Miqtë kanë bërë diferencën në periodën e fundit, duke fituar me 14 pikë diferencën (35-21). Plot 41 pikë për Davis, ndërsa James dhe Holiday kanë realizuar nga 29 pikë. Lakers kryeson në Perëndim, madje është shkëputur.

Fitore e ngushtë e Clippers-ave në Memphis, 121-119. Janë shtatë fitore radhazi për skuadrën tjetër të Los Angeles në Perëndim dhe jo më kot gjendet në vendin e tretë.

Ka dritë në fund të tunelit për Golden State. Nënkampionët e NBA morën fitoren e katërt, teksa mposhtën 104-90 Chicago Bulls. Megjithatë, Warriors ende janë në fundin e renditjes.

Në Lindje, Bucks-at vijojnë me ritmin e fitoreve. Milëaukee mundi në shtëpi 111-102 Atlanta-n. Kjo fitore i mban në krye të renditjes në këtë konferencë.

Por nuk mbeten pas edhe kampionët e NBA, Toronto Raptors, që fituan thellë 126-98 ndaj New York Knicks. Siakam realizoi 31 pikë për skuadrën që mban vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN