MENU
klinika

Rriten shpenzimet e mbrojtjes

Trump mori çfarë donte nga anëtarët e NATO-s!

30.11.2019 - 09:32

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të premten se anëtarët evropianë të NATO-s i kanë rritur shpenzimet pë mbrojtjen për katër vjet me radhë, dhe duket se Trump ia ka arritur qëllimit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vazhdimisht ka thënë se aleatët e Uashingtonit kanë dështuar të paguajnë pjesën e tyre të mbrojtjes dhe se SHBA-ja është bartësja kryesore e barrës.

“Presidenti Trump ka të drejtë kur thotë se sa e rëndësishme është që aleatët evropianë dhe Kanadaja të shpenzojnë më shumë dhe ai e ka përcjellë këtë mesazh shumë qartë tek aleatët, disa herë”.

“Por, aleatët evropianë dhe Kanadaja nuk duhet të investojnë në mbrojtje për të kënaqur presidentin Trump. Ata duhet të investojnë në mbrojtje, sepse ne po përballemi me sfida të reja, mjedisi ynë i sigurisë është bërë më i rrezikshëm”, tha Stoltenberg për gazetarët në Bruksel.

Ai tha se anëtarët e NATO-s, përveç SHBA-së, i kanë zvogëluar buxhetet e mbrojtjes kryesisht para vitit 2014, por, më pas, ata kanë nënshkruar një premtim për shpenzim në mbrojtje të 2% të bruto-prodhimit vendor deri në vitin 2024.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi këtë javë se Gjermania, motori ekonomik i Evropës dhe një shënjestër e shpeshtë e kritikave të Trumpit, nuk do ta arrijë këtë qëllim deri në “fillim të viteve 2030”.

NATO-ja do të mbajë samitin javën e ardhshme në Londër, ku edhe do të shënojë 70-vjetorin e themelimit.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht që anëtarët evropianë të NATO-s të kontribuojnë më shumë në buxhetin e NATO-s.

Të mërkurën, Gjermania u zotua që ta arrijë objektivin prej 2 për qind të shpenzimeve për NATO-n, por jo në të ardhmen e afërt.

Në takimin e Londrës priten diskutime të hapura, por tensionet nuk janë gjë e re për aleancën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”

Tensione të brendshme, rreziqe të jashtme

70 vjet NATO! A ka arsye për të festuar?