MENU
klinika

"I vendosur për të dobësuar BE-në"

Tusk: Trump është një nga sfidat kryesore të BE-së

27.11.2019 - 17:06

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paraqet një nga sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian sepse ai po “lutet” për shpërbërjen e bllokut.

Trump e ka mirëpritur vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, dhe e ka etiketuar Evropën një “rival” tregtar, si dhe duke vënë në dyshim vlerën e aleancës mbrojtëse transantlantike – NATO.

“Për herë të parë në histori, një president amerikan është kundër një Evrope të bashkuar. Ai mbështet Brexit-in dhe lutet për shpërbërjen e Bashkimit Evropian”, i tha Tusk gazetës javore gjermane Die Zeit.

Tusk tha se Trumpin si të vendosur për të dobësuar BE-në dhe tha se kjo ishte “mbase sfida më e vështirë” për organizatën.

Tusk, një ish-kryeministër polak, është gati të përfundojë mandatin e tij pesë-vjeçar si president i Këshillit Evropian, një rol në të cilin ai ka përgatitur dhe kryesuar samite të rregullta të liderëve evropianë.

Megjithëse lidhjet midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara që kur Trump u bë president.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një vizite në Bruksel, kërkoi përsëri lidhje miqësore.

Tusk do të pasohet nga ish-kryeministri belg, Charles Michel.

Komisioni i ri Evropian do të kryesohet nga konservatorja gjermane, Ursula von der Leyen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”

Këshillat që Trump nuk ka ndjekur kurrë

“Flisni butë e mbani një shkop në dorë!”