Marrë nga libri i Evlia Çelebiut, Sejahatname
Gjatë udhëtimit në Shkodër
Ata të gjithë e flasin shqipen, e cila është si asnjë gjuhë tjetër. Në origjinë, shqiptarët ishin njëri nga fiset arabe Quraysh-it në Mekë. Ja përse në gjuhën e tyre ende ka në përdorim disa fjalë arabike në mesin e tyre.
Kur këta pjesëtarë fisesh shqiptare dolën nga malet e Shkodrës dhe Vlorës, ata u përzien me frankët italian, dhe kështu, gjatë kalifatit të Omarit, prodhuan një gjuhë mes arabishtes dhe frankishtes. Ne do të japin nja llogari për shkakun e kësaj dhe për origjinën e shqiptarëve në një vend tjetër.
Për tash – Gjuha e Shqiptarëve – quhet gjuha e shqiptarëve ose, në persisht, ‘Ar-na-bud’ (Le të mos ketë turp), edhe disa nga kronistët e shkruajnë në këtë mënyrë.
Harta e Shkodrës nga viti 1605 e Christophoro Tarnowsky
Ajo është një gjuhë e këndshme të cilën ata e flasin me përulje dhe me mirësjellje kur i drejtohen njeri-tjetrit me respekt.
Të pafetë në mesin e tyre kalojnë si të krishterë, edhe pse kjo, gjithashtu, është me ngulmimn e spanjollëve dhe të venidaksve. Pra, ata janë një shoqëri e të pafeve pa libër të shenjtë dhe kurvarësh të cilët, sikur zoroastrianët, nuk dinë gjë për librin apo Ditën e Gjykimit.
Faqe nga udhëpërshkrimi i Shkodrës në Sejahatname të Evlia Çelebiu
Gjuha e tyre është siç vijon:
Së pari, portuni zot = Për ty n’Zot!
Ku blejnë dhe shesin ata i numërojnë monedhat kështu: ne=një; du= dy; tiri = tre (tri); qotra = katër; pensi = pesë; gast = gjashtë; istat = shtatë; teti = tetë; nandi = nëntë; dit = dhjetë;
falemi mure = falemi, burra; aye sendos enbahi = a je shëndosh, a mbaheni; mir nistira nise = mirëmëngjesi; miliserde = mirë se erdhe; pala mizuni = të falem shumë; buq = bukë; uy = ujë; mis = mish; dele = dele; puli = pulë; baya mure = pa eja, burrë; aha buq = a ha bukë; qu qije = ku ishe; miyalt = mjaltë; aqi te ki = elb ti ke; nuqu qam = nuk kam; rus = rush; aqi mebe tesin quard = më bjer elb se të çaj kokën; portuni zoti nuqu aqm aqi = për tynëzot nuk kam elb; tamu = t’ëma; motra = motra; soke = shokë;
Më poshtë janë disa sharje që Evlia Çelebiu i evidentoi:
Hak mut = ha mut; ti-kif-sati tamu = të qifsha të amë; tikifsati soke = të qifsha të shoqe; ti piriste bihund = të pjerdhsha mbi hundë; tikifsati buti = të qifsha në bythë; iç qivirdim = i shkërdhyem;
Shkurt, kur devishët gjenden duke udhëtuar, ata gjithashtu duhet të dinë shprehjet e tilla, kështu që ata mund t’i shmangen ngatërresës, due mos shkuar në vendet ku mund të fyhen.