MENU
klinika

World Film Fair

“Un’ati”-“I, Father” filmi më i mirë eksperimental

24.11.2019 - 16:21

      Filmi me metrazh të gjatë, prodhim i shtëpisë filmike FilmKS me regjisor Mark Norfolk dhe aktorë të mirënjohur kosovarë, “Un’ati” -“I, Father” është shpërblyer me çmimin “Filmi më i mirë eksperimental” -“Best Experimental Film” në World Film Fair, në Los Angeles.

 

World Film Fair, që u mbajt nga 11-16 nëntor, në Santa Monica në afërsi të Hollywood-it është manifestim që bën bashkë, me mijëra autorë filmash, artistë dhe distributorë nga e gjithë bota.

“Un’ati”-“I, Father” (2018) është film me metrazh të gjatë, adaptim i veprës së njohur të Shekspirit “Hamleti”.

Filmi është prodhim i pavarur i shtëpisë filmike FilmaKS në bashkëpunim me “Prusia Lane Production”. Në rolet kryesore, në film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Besim Ajeti, Alban Goranci, Florentina Ademi Beck, Ekrem Sopi, Alban Shahiqi dhe Anzotika Ajeti.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit