MENU
klinika

Tërheqja e parave

‘Unaza e Re’/ ARRSH-pronarëve: Dorëzoni dokumentacionin

06.11.2019 - 13:12

Përmes një njoftimi shpërndarë mediave ARRSH njofton të pronarët e shpronësuar që preken nga projekti i Unazës së re të dorëzojnë dokumentet e kërkuara me qëllim tërheqjen e parave.

  • Njoftimi i plotë:

Në kuadër të realizimit të projektit “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor ‘Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja’”, njoftojmë të gjithë pronarët e pasurive pronë private, të cilët janë shpronësuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.231 Datë 17.04.2019, të dorëzojnë dokumetacionin për tërheqjen e vlerës për shpronësim, sipas dokumentacionit në vijim:

Çertifikatën e pasurisë (fotokopje të noterizuar).
Kartelën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).
Hartën e pasurisë (të rifreskuar pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Tiranë).
Numër llogarie (Iban), në emër të pronarit të pasurisë, ose prokurë të posaçme për personat e autorizuar për tërheqjen e vlerës.
Kopje të kartës së identitetit.
Dokumentacioni mund të dorëzohet pranë Autoritetit Rrugor Shqiptarë, ose nëpërmjet postës.

Adresa: Rruga “Sami Frashëri”,nr.3, Tiranë, ++355 4 2223300