MENU
klinika

Priten përplasje të forta

Blindohet sërisht Unaza e Re, ende shtëpi për të prishur

15.11.2019 - 09:06

Zona e Unazës së Re, Astir, është zgjuar sot e rrethuar nga policia.

Forca të shumta kanë krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e njerëzve dhe të makinave.

Disa fadroma po pastrojnë territorin nga inertet qe u shkaktuan nga prishja e 33 objekteve.

Qytetarë dhe banorë të zonës janë të agravuar, pas nuk po lejohet që të kalojnë rrugën për në punë.

Tre ditë më parë, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka shembur 33 objektet e parashikuara në Unazën e Re.

Edhe pse banorët bënë reistencë përgatë gjithë natës, ndërhyrjet nuk kanë ndaluar. Madje pati edhe përplasje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN