MENU
klinika

Challenge Cup

Unike në volejboll, derbi shqiptar në Europë

12.11.2019 - 17:23

Janë dy skuadra që i ka dhënë tonin volejbollit këto vitet e fundit dhe natyrisht edhe sfidat mes tyre në kampionat kanë qenë të forta dhe emocionuese.

Partizani-Erzeni do të përballen për here të tretë këtë sezon (nesër). Gjithsesi, kjo do të jetë hera e parë që këto dy ekipe do të duelojnë mes tyre në Europë, në turneun e Challenge Cup.

Ndeshja do të luhet në sallën e lojërave “Feti Borova” dhe është e vlefshme për raundin e dytë. Partizani fitoi në gjysmënalen e Kupës së FSHV-së, ndërsa Erzeni ka replikuar, duke fituar në javën e parë të kampionatit.

Ndeshja e nesërme në orën 18:00 pritet me interes, pasi është një derbi shqiptar në Europë, ku skuadra më e mirë do të kualikohet më tej. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në mjediset e Akademisë Goga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN