MENU
klinika

Premier League, java 13

United përmbys dy gola, por e pëson në fund

24.11.2019 - 19:30

Manchester United ka bërë një përmbysje fantastike në transfertë ndaj Sheffield United, nga 2-0 për vendasit, në 2-3, porn ë fund regjistrohet rezultati 3-3. Një nga ndeshjet epike të Djajve të Kuq nën drejtimin e Solskjaer, por mëkat që dolën me 1 pikë.

Fleck shënoi për vendasit në minutën e 19-të, duke e mbyllur pjesën e parë 1-0 për Sheffield. Në pjesën e dytë pritej që miqtë të reagonin, por janë sërish vendasit që shënojnë me anë të Mousset në 52’.

Por Manchester United nuk u dorëzua. Në 72’, Williams ngushton shifrat në 2-1. Pesë minuta më pas Greenwod barazon në 2-2. Miqtë marrin zemër dhe në 79’ Rashford kalon në avantazh ekipin e tij.

Por kur e mendua se Manchester United mori 3 pikë, Sheffield realizon golin e tretë në 91’ me anë të McBurnie. Ndoshta të dyja skuadrat e meritonin të fitonin këtë sfidë, kështu që një pikë është ngushëllim për të dy palët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN