MENU
klinika

AKU: ProdukteT po ruhen në frigoriferë

Ushqime të sigurta për të prekurit nga tërmeti

29.11.2019 - 12:27

Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Autoritet Kombëtar të Ushqimit Durrës janë në gatishmëri duke asistuar pranë pikave të grumbullimit të produkteve ushqimore në Thumanë, Shkozet e Fushë Krujë për ruajtjen, mbajtjen në kushte të përshtatshme si dhe sigurimin e të gjitha afateve të jetëgjatësisë për konsum të këtyre produkteve.

Janë siguruar kapacitetet në mënyrë që rreth 120 ton produkte ushqimore me origjinë shtazore të sigurohen dhe të ruhen në ambiente frigoriferike duke garantuar cilësinë dhe sigurinë e tyre për konsum.

Trupa të tjera inspektuese të AKU nga Fieri dhe Elbasani po shkojnë drejt Durrësit në mënyrë që të gjitha vendet ku shërbehet ushqim për banorët të jenë të kontrolluara dhe të asistohen për mbarëvajtjen e procesit.

Fokusi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është zhvendosur pranë banorëve të cilët ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti, të gjitha produktet ushqimore do të kontrollohen dhe sigurohen pasi shëndeti i banorëve është i pari.