Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00, në moshën 22-vjeçare ka ndërruar jetë Labinot Misini nga Lagja e Trimave, Kumanovë.
Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit, shkruan Tetova1.
Në një prononcim për portalin “tetova1” të motrës së Labinotit, Liridona Misini thotë se vëllai tashmë më i ndjerë në një komunikim që ka pasur me të që ditën e premte është ankuar se nuk ndjehet mirë.
Sipas saj, Labinoti herën e fundit mbrëmë rreth orës 21:00 ka kërkuar ndihmë, por askush nuk i ka ofruar dhe ka ndërruar jetë nga ora 22:00. Liridona apelon që të hetohet rasti se përse nuk i është ofruar ndihma mjekësore vëllait të saj në kohë.
Sipas familjarëve, Labinoti ka qenë në vuajtje të dënimit me 9 vite burg për një vepër që e ka kryer në moshën 12-vjeçare dhe se në burg është që nga mosha 15-vjeçare.