MENU
klinika

Projekt-buxheti 2020

Vende të reja pune? Shifrat janë shpresëdhënëse

13.11.2019 - 13:36

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2020 në Komisionin e Ekonomisë bëri të ditur se pritet të krijohen rreth 35 mijë vende pune në vitin që vjen.

Realizimi e një rritjeje ekonomike, e cila parashikohet të jetë në nivelin 4.1% në vitin 2020, një rritje e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet, sipas Denajt do të përkthehet në më shumë punësim.

Për vitin 2020, rritja ekonomike mbështet krijimin e rreth 35 mijë vendeve të reja pune, si dhe uljen e mëtejshme e shkallës së papunësisë poshtë nivelit 11%.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Tregu i punës ka shfaqur një ulje tё mëtejshme tё shkallës së papunësisë nën nivelin prej 12% në tremujorin e dytë, niveli më i ulët i regjistruar gjatë dy dekadave e fundit.

Punësimi, sipas ministres Denaj, u rrit me 3.3%, e ushqyer kjo kryesisht nga rritja e shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës.

“Rritja e punësimit është kyçe për gjenerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve, e për rrjedhojë për të nxitur konsumin, kursimet e investimet, dhe rritjen e mëtejshme të ekonomisë”,- deklaroi Denaj.

Në sektorin e turizmit dhe shërbimeve

Të huajt shpenzuan 782 milionë euro në Shqipëri

OBSH: 15% e fëmijëve me zhvillim të munguar

Kequshqyerja kërcënon produktivitetin në punë

FSHZH jep detajet e projektit

Nis rikonstruksioni i rrugës Kuqan-Thanë

"Do ta çoj çështjen në Gjykatën e Strasburgut"

“Ekonomia” voton pro shkarkimit të Arben Malaj