MENU
klinika

"Nën ujë, gondolat"

Rrezikohet seriozisht Venecia

14.11.2019 - 14:15

      Venecia po përballet me nivelin më të lartë të ujit, që ka pushtuar të gjithë zonën. Lartësi e ujit arriti në nivelin e 187 centimetrave, në orën 22:50 të së martës. Ky nivel është i dyti më i larti historik, pas përmbytjes së vitit 1966, kur uji ishte në lartësinë e 194 centimetrave.

 

Qeveria italiane do të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të katastrofës natyrore në Venecie, duke synuar të mobilizojë sa më shpejt fondet për të shmangur zhdukjen e një prej qyteteve më të bukura në botë.

“Fatkeqësia që goditi Venecian është një goditje në zemrën e Italisë. Është e vështirë të shihet në këtë gjendje ky qytet, trashëgimia e tij artistike sot është në rrezik, – tha Kryeministri italian Giuseppe Conte

Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, e konsideron si përparësi përfundimin e megaprojektit Mosse, një sistem barrikadash të lëvizshme kundër ujërave të larta në hyrje të lagunës dhe që duhej të përfundonte që në vitin 2015.

Administrata komunale ka vendosur ta mbyllë çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në qytet dhe në ishujt e Lagunës. Tre autobusë uji u mbytën ndërsa ishin të ankoruar në Sant’Elena, gondolat u shkëputën nga limanet, një zjarr goditi një kabinë elektrike pranë muzeut Ca ‘Pesaro.

Si pasojë e motit të keq, dy njerëz humbën jetën në Pellestrina.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit