MENU
klinika

"151 mijë lekët e tyre ishin emocioni më i madh..."

Vepra të mëdha me duar të vogla, fëmijët dhurojnë kursimet

28.11.2019 - 18:54

Situata e jashtëzakonshme e tërmetit në Shqipëri ka vënë në lëvizje të gjithë vendin.

Përveç të rriturve, edhe të vegjëlit janë munduar të japin kontributin e tyre për familjet e prekura nga tërmeti.

Aktori dhe Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka publikuar një foto prekëse të disa vogëlushëve, të cilët kanë trokitur në dyert e Bashkisë për të dhuruar gjithçka që kishin kursyer.

“U afruan tek Bashkia me derkucët e vegjël në duar dhe dhuruan kursimet e tyre për fëmijët e prekur nga tërmeti. 151 mijë lekët e tyre ishin emocioni më i madh.”- shkruan Isai në postim.

151 mijë lekët e vjetra që ndodheshin brenda derrkucëve do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.