MENU
klinika

Promovohen produktet vendase

Verë dhe gështenja, festë në Pogradec

02.11.2019 - 13:56

Promovimi i produkteve vendase është synimi kryesor i festës së “Verërave dhe gështenjave”, e cila organizohet sot dhe nesër në Pogradec.

E kthyer tashmë në traditë në qytetin e Pogradecit, kjo festë tërheqë vizitorë të shumtë dhe turistë të huaj të cilët shijojnë produktet vendase.

Festa e “Verërave dhe gështenjave” është shndërruar tashmë në një festë të përvitshme që tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë në qytetin juglindor të vendit.

kolana e librave

Edhe këtë vit nuk do të mungojnë tezgat në shërbim të të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të tregtojnë verën e tyre apo produkte ushqimore tradicionale.

Po ashtu, bizneseve u krijohet mundësia që të promovojnë gatimet e tyre tradicionale, punimet artizanale etj.

Prodhimi i verës mbetet një traditë për qytetin e Pogradecit, ndërsa verërat pogradecare në vite, kanë marrë edhe disa çmime ndërkombëtare.