MENU
klinika

E sata renditet?

Vështirësitë në pagimin e taksave/ Shqipëria dy pozicione më lartë

29.11.2019 - 14:54

Shqipëria renditet në vendin e 123-të në botë ndër 189 ekonomi të ndryshme të globit në raportin më të fundit të pagesës së taksave nga pricewaterhousecoopers (PwC) në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Raporti tregon vështirësitë në pagesën e taksave, si për nga norma e tyre, ashtu edhe për nga koha dhe procedurat që duhen. Të dhënat i referohen vitit 2018. Raporti i mëparshëm ka qenë ai i dy viteve më parë, kur Shqipëria renditej e 125-ta në botë, pra jemi përmirësuar me dy pozicione.

Në krahasim me rajonin, vetëm Bosnje Hercegovina është më keq se ne, e renditur në vendin e 141-të në botë, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në pozita më të favorshme, përfshirë Kosovën, e renditur në vendin e 46-të në botë. Në vendin tonë duhen plot 252 orë për të paguar taksat çka bën që renditja të jetë mjaft e dobët.

Vështirësia dhe kohëzgjatja në pagesën e taksave është kryesisht rrjedhojë e kompleksitetit të regjimit fiskal, gjë për të cilën vetëm dy ditë më parë paralajmëronte edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Pavarësisht renditjes së dobët të vendit tonë, koha që duhet për të paguar taksat ka rënë ndjeshëm gjatë 15 viteve të fundit, nga 364 orë në 2004, me plot 44.4%.

Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit mbetet e pandryshuar, në 252 orë. Taksa që kërkon më shumë kohë është ajo koorporative, plot 104 orë. Në nivel global, Bahreini renditet i pari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


5 Dhomat e Ballkanit Perëndimor

Dhomat e Tregtisë thirrje për ndihmë Ballkanit

Katër objektivat kryesorë

Banka e Shqipërisë miraton buxhetin 2020