Kompleksi i vitaminës B është ndër më të rëndësishmet për organizmin e njeriut e përfshin 8 lloje vitaminash, përfshirë këtu niacinën.
E njohur gjithashtu si vitamina B3, është një vitaminë e tretshme në ujë që mund të marret prej shumë burimesh ushqimre si toni, kërpudha dhe mish i kuq.
Por për çfarë shërben niacina?
Merret kryesisht për të mbajtur në gjendje optimal funksionet e sistemit kardiovaskular, për të përmirësuar metabolizmin, veçanërisht në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak, etj.
- Megjithatë nëse merret në mbidozë, efektet anësore të saj mund të jenë:
Tension i ulët i gjakut;
Dhimbje koke;
Rrahjet e çrregullta të zemrës;
Reaksione alergjike;
Rritja e sheqerit në gjak;
Ulçera në stomak ose zorrë;
Sado të frikshme të tingëllojnë disa nga efektet anësore, ndodhin vetëm kur e teproni me dozën e vitaminës përmes shtojcave dhe disa ilaçeve.
Kufiri i përgjithshëm për të rriturit është 35 mg; tejkalimi i sasisë mund të çojë në toksicitet.
Nga ana tjetër, nëse nuk vuani nga mungesa e kësaj vitamine, simptomat shfaqen në lëkurë përmes inflamacionit dhe dermatitit.
Këtu është një listë e burimeve kryesore të B3 duke filluar nga më e larta: 1. 113 gram tuna (156% e kërkesës ditore ) 2. Pulë (97% për të njëjtën sasi si peshku) 3. Mishi i gjelit të detit (83% për 113 gram) 4. Salmon ( 56% për të njëjtën sasi) 5. Kikirikë (28% për ¼ filxhan)
Megjithëse ekzistojnë rreziqe shëndetësore, vitamina në të vërtetë po studiohet për aftësinë e saj për të zgjatur jetën.
Si një antioksidant, ajo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.