MENU
klinika

Liga Ballkanike

Vllaznia humb përsëri, Peja “kockë e fortë”

13.11.2019 - 21:21

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Ligën Ballkanike. Kuqeblutë janë mposhtur në Pejë nga skuadra vendase me rezultatin …

Pas humbjes me malazezët e Ibar në koshin e fundit më 22 tetor, shkodranët e kanë pasur të vështirë të rivalizojnë me ekipin kosovar, që dukshëm ka qenë superior në të katër periodat.

konica sportkonica sport mobile

Peja e fitoi fraksionin e parë në shifrat 23-16, ndërsa gjysma e lojës përfundon 48-35. Në periodën e tretë nis shkëputja, pejanët e mbyllin në shifrat 63-48.

Në fund, vendasit lëshojnë disi në lojën e tyre, por kontrollojnë avantazhin dhe në fund triumfojnë 78-67. Të dyja skuadrat janë rikthyer në Ligën Ballkanike dhe marrin pjesë për herë të dytë. Peja regjistron fitoren e dytë, ndërsa Vllaznia humbjen e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN