MENU
klinika

'Paralizohet' qendra e qytetit

Vlora nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut

10.11.2019 - 17:23

Vlora kaloi një natë të vështirë. Reshjet intensive të së shtunës shkaktuan përmbytje në një pjesë të mirë të qytetit.

Shumë rrugë dhe lagje u vendosën nën pushtetin e ujit që arriti në disa centimetra, për pasojë lëvizja e këmbësorëve u bë gati e pamundur.

Ndërsa ajo e mjeteve ishte e vështirë.

Problematika pati kryesisht në rrugët e lagjes në zemër të qytetit.

Nën ujë u vunë edhe bulevardi i ri Vlorë-Skelë, lagjja “Pavarësia” pranë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndërmjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike.

Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi të qytetit si lagjja “Kume”, “Çole”, lagjja “24 Maji”, dhe “1 Maji”.

Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve dolën në terren për të hapur pusetat për largimin e ujit ndërsa në zonat më problematike u kërkua edhe ndërhyrja me bote.

Mëngjesin e së dielës uji ishte tërhequr, por moti i keq vijon të karakterizojë Vlorën dhe disa qytete të vendit.