MENU
klinika

Ja çfarë i kërkon Presidentit!

Voltana kundër Lulit?

14.11.2019 - 15:03

Edhe njehere tjeter shkodraneve dhe shqiptareve ju shfaq ne ekran me nje deklarate politike por qe lidhet drejteperdrejte vetem me interesat e saj personale, Voltana Ademi. Pasi me ta bashkepunoi per disa jave dhe vijon ta beje, kete here zgjodhi qe per sy e faqe te sulmoi keshillin bashkiak, duke ju rikthyer argumentit te 6%.

E gjitha kjo sepse Ademit i jane lekundur jo pak pozitat ne PD pas flirtimit me socialistet e dale pas 30 qershorit. Kete here zgjodhi qe perpara mediave per ta pare edhe kryetari i saj Basha, deklaroi refrenin e zakonshem. Voltana Ademi: Ushtron funksionin kryetarja e bashkisë së Shkodrës për shkak të funksionit për vetëqeverisjen vendore deri në momentin që ne të kemi zgjedhje dhe duhet të kemi sa më parë për tu dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin.

Procesi i 30 qershorit është një proces që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Përfaqësimi i vetëm 6% të zgjedhësve nëse mund të quhet i tillë nuk është i mjaftueshëm për përfaqësimin  në një organ vendimmarrës lokal sikurse është Këshilli bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës” perfundoi ajo.

E natyrisht kushdo qe e njeh Ademin e kupton edhe lojen e saj, por qe kete here nga pavetedija apo qellimisht nxori nje fakt te ri. Ademi doli kunder Bashes ndersa i kerkoi presidentit Meta indirekt te dekretoje nje date te re zgjedhjesh.

Qe do te thote se ne kete mes ajo po mendon te garoje edhe e pavarur, vetem e vetem qe te mos leshoje karrigen e kryetares se bashkise, gjithmone nese shkodranet do ta votonin serish. Por me kete natyrshem qe ajo po nis qe tani ti dale kunder PD dhe vete Lulzim Bashes qe asesi nuk mund te pranoje hyrjen ne gare per Shkodren, pasi kjo do te ishte nje vetevrasje politike per te, kur nuk ka 60 bashki te tjera.