MENU
klinika

Video

Vrasja që tronditi Kosovën, dalin pamjet e dhimbshme

23.11.2019 - 21:09

Sot janë bërë 19 vite që nga vdekja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa. Por, edhe pas kaq vitesh institucionet e vendit nuk kanë arritur ta zbardhin këtë vrasje.

LDK sot ka bërë homazh dhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka mbajtur fjalim para të pranishmëve, ku tha se i rëndë është fakti që nuk u zbardh ende rasti Mustafës.

“Vrasja tinëzare e Xhemail Mustafës ishte humbje e madhe për Kosovën. I rëndë është fakti që edhe pas 19 viteve institucionet nuk e zbardhën këtë rast” , u shpreh ndër të tjerash Haziri.


Ndërasa, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa momente të dhimbshme, nga varrimi i Xhemail Mustafës, shkruan ‘bota sot’. Por edhe me të dhimbshme këto pamje i bënë djali i Xhemajl Mustafës, Besiani, i cili shihet duke e e varrosur babin e tij.

Besian Mustafa ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve KIESA. Mustafa është i shkolluar në SHBA. Ka diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York.

Mustafa tani mbanë pozitën e zëdhënësit të LDK-së.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!