MENU
klinika

Dyshimet e para

Shkodër/ ‘Kërcet’ arma, vritet në derën e shtëpisë 43-vjeçari

06.11.2019 - 13:50

Një 43-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Sume të Dukagjinit.

Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Gj. K. Nuk dihen ende motivet apo autori i vrasjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 të paradites së sotme (6 nëntor).

kolana e librave

Mësohet se viktima është qëlluar pranë banesës së tij në fshat, në rrethana ende të paqarta.

Por dyshimet e para janë për një konflikt të mundshëm për shfrytëzimin e pyjeve, për të prerë drunj.

“Rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë,”-njofton policia.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.