Ashtu sikurse paralajmëroi një ditë më parë në konferencën për shtyp të mbajtur në Ohër në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të jetë në Francë për të takuar në homologun Emmanuel Macron.
Sipas mediave serbe, vizita e Vuçiç në Paris do të zgjasë deri më 13 Nëntor, pikërisht mbrëmjen kur do të marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga Macron për të pritur krerët e disa shteteve pjesë në organizata ndërkombëtare.
Në ditën e dytë të vizitës së tij atje, Vuçiç do të takohet me Macron dhe do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të Dytë të Paqes në Paris.
Gjatë fjalës së tij në Ohër, Vuçiç tha se do të kërkojë mbështetje për krijimin e mini-Shengenit ballkanik, por edhe për mbështetjen e vendeve fqinje në rrugën Europiane.