MENU
klinika

"Mini-Shengeni"

Vuçiç: Nga kjo marrëveshje do të kursejmë rreth 260 milion dollarë

10.11.2019 - 12:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja e ‘Mini-shengenit” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera.

Gjatë konferencës së përbashkët në Ohër, me Kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeministrin Edi Rama, Presidenti Vuçiç tha se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milion dollarë.

Ai tha se falë këtij pakti qytetarët shqiptar  dhe ata serb do të mund të hyjnë në shtetet respektive vetëm me letërnjoftime.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë. Mund t’ju them se 260 milion euro do të jetë kursimi nga kjo marrëveshje. Shpresojmë që në të ardhmen të behën pjesë edhe disa vende të tjera. Do shikohet sa e rëndësishme do të jetë për një prodhues nga Jugu apo Veriu që t’i eksportojë ato.

Për më pak se një vit e gjysme do të mundës të shihni rritjen e investimeve në përqindje për të tre vendet. Do të kemi mundësi që të hyjmë në Shqipëri dhe shqiptarët do të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime.

Në Beograd keni leje gjithashtu nëse fluturoni në Tiranë, nuk do ju pyes njeri se ku do të shkoni.

Nuk i maltratojmë qytetaret që vijnë, sepse duam të rrisim numrin e të huajave që do vijnë në vendet tona”, tha Vuçiç