MENU
klinika

Çfarë i kërkohet Edi Ramës?

Vuçiç zgjedh midis Kosovës dhe mini-shengenit

12.11.2019 - 13:28

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në Paris se nisma për të hequr pengesat për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është më domethënëse sesa tërheqja e njohjes së Kosovës. 

I pyetur nëse kishte marrë mbështetje për “mini Shengenin” nga Macron dhe nëse ai priste të përballej me presione në lidhje me këtë iniciativë, Vuçiç u përgjigj se nuk do ta thërriste iniciativën me atë emër, megjithëse ajo tashmë ka hyrë në përdorim të përditshëm, pasi i bezdis disa njerëz, dhe për shkak të përcaktorit gjeografik të tij.

“Askush nuk mund të thotë që iniciativa nuk mund të shqetësojë askënd. Nisma është mbështetur nga SHBA dhe presidenti francez Macron. Por disa vende, për arsye të politikave të brendshme, do t’ju duhet të thonë se janë kundër tij, por ne duhet të marrim fatin tonë në duar duke zgjidhur problemet tona“, – tha presidenti serb duke shtuar se i shtuquajturi ‘mini Shengen’ është ‘më i rëndësishëm se tërheqja e njohjeve së Kosovës‘.

“Tërheqja e njohjeve së Kosovës na ndihmon të arrijmë pozicionin tonë taktik, i cili nuk do ndryshon, por marrëveshja e arritur në Ohër ndryshon të ardhme e të gjithëve dhe është thelbësore për të gjithë” – tha Vuçiç.

Ai tha gjithashtu se iniciativa do të kontribuojë në uljen e largimit të qytetarëve nga vendet përkatëse, dhe një përqindje më e madhe e atyre që janë larguar do të kthehen.

Vuçiç tha se ka shumë shpresë për iniciativën e Ohrit dhe se ajo do të reduktojë papunësinë pasi profesionistët e fushave të ndryshme, mund të operojnë edhe jashtë vendit të tyre.

Projekti i Mini Shengenit ballkanik është kundërshtuar dje nga Kryeministri i projektuar i Kosovës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili tha se iniciativa është një kurs i rrezikshëm duke aluduar për synimet e fshehta të Serbisë.

Ai kërkoi nga Kryeministri Edi Rama që të mos nxitohet, ndërsa u shpreh se Tirana dhe Prishtina përpara se të marrin pjesë në samite duhet të konsultohen.