MENU
klinika

NBA

Warriors në krizë, mposhten edhe kampionët

12.11.2019 - 09:29

Skuadra e Toronto Raptors, kampione në fuqi e NBA, pasi triumfoi ndaj një prej skuadrave më në formë këtë sezon, pikërisht ndaj Lakers, ka dalë humbëse në përballjen me ekipin tjetër të Los Angeles, atë të Clippers.

Vendasit tuan 98-88, ndeshje ku ekipet mbrojtën mirë, me Clippers që bënë diferencën në parket. Lou Williams, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte lojtari më i mirë për vendasit, me 21 pikë, mbështetur nga Harrel me 14 pikë. Pikërisht stoli ishte ai që bëri diferencën në këtë sfidë, me 54 pikë.

Vijon momenti i keq për skuadrën e Golden State, që u mund 122-108 nga Utah Jazz. Për nënkampionët e NBA-së ndihet mungesa e yjeve, Curry e Thompson (Russell më i miri me 33 pikë), ndërsa për Jazz 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Gobert 25 pikë e 14 rebound).

Jashtë fushe fiton edhe Houston, që mundi 122-116 New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Harden me 39 pikë e Westbrook me 26 ishin liderë në fushë për ekipin teksan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN