MENU
klinika

Epo, s'mund të ishte më bukur

Xhemi Shehu bën ndryshimin drastik në look!

04.11.2019 - 15:35

Modeli i flokëve me baluke ishte një ndër të preferuarit e të famshmeve të huaja e shqiptare gjatë muajve të verës!

Dhe ndonëse me pak muaj vonesë, Xhemi Shehu e provoi këtë trend flokësh (jo për herë të parë) që i shkon kaq shumë!

Ka qenë moderatorja ajo e cila publikoi një foto me mikeshën e ngushtë Arbana Osmanin, ndërsa na tregon dhe look-un e saj të ri.

Xhemi duket shumë ndryshe me baluket që i bien gati në sy. Me flokët e lëshuar dhe të shtrirë drejt, moderatorja shfaqet mjaft elegante!

Pasi shoqja e saj Arbana hoqi dorë nga floku bjond, ishte koha e Xhemit të bënte diçka!