MENU
klinika

Dy festa në një ditë, torta e ditëlindjes...

Xhensila i bën dedikimin më të veçantë Besit, në ditën e lindjes

20.11.2019 - 16:57

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku sot ka ditëlindjen dhe në një ditë speciale si e sotmja nuk mund të mungojnë surprizat.

E para, ka qenë Xhensila, bashkëshortja e tij e cila ka postuar një foto me tortën surprizë që ka përgatitur për Besin.

Në të ajo zbulon edhe moshën e tij, plot 34 vjeç bashkë me urimin e veçantë: “Edhe 100 baba”!

“Bekimi yne, sa shume e falenderoj Zotin per ty . Je fat per kedo qe te ka pran. Sot ti me shume se kurr do deshmosh, qe me Zotin ne krah dhe besim tek Ai, me thjeshtesine, dhe perulesine, me zemren e paster qe kurre nuk lendoi askend, do tregosh qe behen gjera te medha edhe pa shkelur mbi njerez e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo qe do sjellesh sot. Une dhe Ajka do jemi gjithmon fanset qe do te duam perjetë”, ka shkruar ajo.

Nga fotoja, kuptohet që modeli i tortës simbolizon filmin më të ri të Besit, “Falco”, që nga sot do të jepet në të gjitha kinematë e kryeqytetit.

Janë dy gëzime në një ditë, edhe ditëlindja, edhe shfaqja e filmit në kinematë kryesore në vend!

Gjithashtu Besi ka publikuar disa foto nga momentet e përgatitjes për pritjen e filmit.

Nuk ka nunguar as vogëlushja e tyre Ajka, e cila ka veshur një bluzë me footn e bababit të saj.