MENU
klinika

Zbuloni se çfarë pritet të vijë...

Young Zerka lë Shqipërinë për një surprizë të madhe!

11.11.2019 - 17:47

Kohët e fundit këngëtari i njohur, Young Zerka është larguar nga Shqipëria.

Pas publikimit të këngës “Money” ai është larguar drejt Greqisë dhe duket se nuk ka shkuar për  të kaluar disa ditë pushimi.

Zerka ka një arsye të madhe përse ndodhet në shtetin fqinj dhe fansave të tij do ju pëlqejë shumë.

Këngëtari nga Korça po punon për albumin e tij të ri dhe disa nga klipet ka zgjedhur që t’i realizojë në Greqi. Albumi i këngëtarit pritet të publikohet në 29 nëntor, si një dhuratë për festat e nëntorit nga Zerka për fansat e tij.

Dy javë më parë, i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Zerka tregoi se në albumin e tij nuk do të ketë vetëm këngë solo, por edhe në bashkëpunim.

Ai nuk zbuloi emrat e bashkëpunëtorëve të tij, megjithatë shprehu dëshirën për të bërë këngë me artistë si, Capital T apo Tayna.

Për të zbuluar më tepër detaje do të na duhet të presim fundin e nëntorit!