16.11.2019 - 12:08
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në forumin e përbashkët të biznesit maqedonaso-rus i ftoi kompanitë ruse të hyjnë në projekte të përbashkëta me partnerë maqedonas në energjetikë, gazifikim, turizëm dhe bujqësi.
Ai kërkoi që kompanitë ruse duhet të hyjnë në tregun e Maqedonisë më intensivisht.
“Marrëdhëniet me Federatën Ruse janë tradicionale miqësore, por potencialet në ekonomi janë nën shfrytëzim dhe ne duhet të punojmë në këtë segment. Në dialogun e Komisionit Ndërqeveritar i cili po rifillon punën, dinamika e re është prezantuar këtë vit. Ne duhet të kemi sukses. Unë besoj se do të bëjmë një hap serioz përpara”– theksoi Zaev.