“Zaev dhe Angellovska po zhysin shtetin në borxhe të panevojshme.”- VMRO-DPMNE.
Zoran Zaev dhe Nina Angellovska e fusin në borxh shtetin pa bazë, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, ku shtohet se Ministria e Financave ka huazuar 82 milionë euro, në vend të 67 milionëve të parashikuara në fillim apo 15 milionë më tepër.
“Në çfarë do të shpenzohen ato 15 milionë euro është e paqartë, njëjtë siç nuk është e qartë ku përfundojnë edhe paratë e tjera nga debia. Edhe pse niveli i borxhit publik rritet çdo ditë, shteti nuk ka lëvizur nga pika e vdekur. Nuk ka investime, nuk ka projekte”,- theksohet në kumtesë.
Sipas tyre rritja në mënyrë rapide para zgjedhjeve inicon vetëm në korrupsion zgjedhor, të cilën pushteti tashmë e bën.