MENU
klinika

Ja si do te jetë

Zbulohet dizajni i ri i OnePlus 8

20.11.2019 - 16:38

Vizatimet që shihni më lart, që dyshohet se përshkruajnë OnePlus 8 Pro, janë zbuluar, edhe pse OnePlus 7T Pro sapo u lansua muajin e kaluar.

Diagramet sugjerojnë dy versione të mundshme për pjesën e përparme të telefonit: një me një vrimë të vetme të kamerës selfie dhe një me vrimë në formë pilule, për ndoshta dy kamera selfie.

Gjithashtu mund të spekulohet në OnePlus 8 në të majtë, kundrejt OnePlus 8 Pro në të djathtë, por kjo është vetëm spekulim në këtë pikë.

Sidoqoftë, diagramet duket se përputhen me rrjedhjet e hershme që kemi parë, duke sugjeruar se si mund të duket OnePlus 8 ose 8 Pro.

Sa i përket ndryshimeve, ndërsa sistemi i kamerave është rregulluar kryesisht në të njëjtën mënyrë, një sensor ToF dhe një laser mund të shtohen në kombinim, për të përmirësuar fotografinë.

Sigurisht, këto janë vizatime të hershme, nëse janë reale, dhe telefoni mund të pësojë disa ndryshime në fazat e hershme të R&D.