MENU
klinika

Shumë ndryshe nga Angelina Jolie

‘Zbulohet’ e dashura e re e Brad Pitt, 25 vite më e re

20.11.2019 - 16:23

Lajmi i divorcit të Angelina Jolie me Brad Pitt erdhi në mënyrë të papritur dhe fansat e tyre nuk e pritën aspak mirë.

Pas ndarjes së tyre, ka patur thashetheme të ndryshme për dy aktorët e famshëm, ku thuhet se ata janë në lidhje të reja.

Për Brad Pitt është thënë se ka patur një romancë me emra nga Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron dhe deri te Neri Oxman apo Sat Hari Khalsa, por asgjë konkrete nuk është zbuluar.

Ndërsa së fundmi, mediat e huaja shkruajnë se kësaj liste iu shtua edhe një tjetër. Dyshohet se Pitt është në një lidhje me yllin e “Arrested Development”, Alia Shawkat. Aludimet erdhën pasi ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Gjatë fundjavës, Shawkat dhe 55-vjeçari u panë duke marrë pjesë në Galerinë Wilding, dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles, në tetor.

Deri tani Pitt dhe 30-vjeçarja nuk kanë konfirmuar dhe as mohuar asgjë, por duket se aktorët kanë shije të ngjashme në art dhe kulturë.